




Projekt i Sportit të Unifikuar me mbështetjen e US Embassy in Albania në disiplinën e basketbollit. U prezantua modeli i sporteve të unifikuara, u trajnuan trajnerët (mësuesit e edukimit fizik) dhe u ndoqën në terren 2 muaj stërvitje për ekipët gjithëpërfshirëse. Ky projekt ishte i pari që shtroi rrugën për veprimtaritë sportive të unifikuara duke mundësuar organizimin e punës dhe çeli rrugën për projekte të tjera mbi sportin e unifikuar. Në përfundim ekipet morën pjesë në një mini-kampionat me qëllim kontrollin e aftësive të reja.