Që nga Lojërat e para Olimpike Speciale në vitin 1968, bota ka tejkaluar kufijtë e gjeografisë, kombësisë, filozofisë politike, gjinisë, moshës, kulturës dhe fesë, duke u bashkuar çdo dy vjet për Lojërat Olimpike Speciale. Duke alternuar mes verës dhe dimrit, Lojërat Botërore janë bërë eventi kryesor i lëvizjes së Special Olympics dhe janë kthyer në një demonstrim ndërkombëtar të gjithëpërfshirjes, pranimit dhe unitetit.
Në të gjithë botën, atletët tanë stërviten dhe përpiqen të arrijnë më të mirën e tyre çdo ditë. Gjatë Lojërave Botërore, e gjithë lëvizja e Olimpikut Special mblidhet për të parë atletët tanë në veprim dhe për të festuar fitoret e tyre më të mëdha se çdo pengesë. Asnjë ngjarje tjetër në botë nuk ka ndikimin social dhe emocional të njëjtë me atë të Lojërave Olimpike Speciale. Për atletët dhe familjet e tyre, kjo përvojë çel dyert për mundësi të pa imagjinuara. Për vullnetarët, trajnerët dhe mbështetësit e tjerë nga të gjitha pjesët e botës, lojërat frymëzojnë shpresën dhe besimin në një të ardhme më të ndritshme të pranimit, mirëkuptimit dhe unitetit global.
Special Olympics Albania ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike Speciale që prej vitit 1999, ku në kuadër të veprimtarive vjetore dhe aktiviteteve gjatë 4-vjeçarit të rradhës, evidenton dhe inkurajon talentin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale në Shqipëri (Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Sarandë, Pogradec, Përmet etj). Duke ndërtuar në punën e palodhur të atletëve tanë, trajnerëve të tyre, Shkollave Speciale dhe ato Gjithëpërfshirëse, familjes dhe komunitetit, guximin për të sfiduar diskriminimin pabarazinë e vetveten, atletët tanë bëhen pjesë e garimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato globale çdo 4-vjeçar të Lojërave Verore. Me çdo pjesëmarrje dhe arritje çelet një dritare për të gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe mbështetësit e tyre duke treguar kurajë, talent dhe vendosmëri për të thyer barrierat përmes sportit.
Me anë të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Speciale, organizata parashikon të:
Lojërat Olimpike Speciale Verore 2027, Santiago, Kili (për t’u përcaktuar)
Special Olympics Albania ka filluar punën për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Speciale Verore në Santiago në vitin 2027. Në këtë kuadër, brenda vitit 2024 parashikohen të realizohen Lojërat Kombëtare. Numri i pjesëmarrësve në delegacion mbetet për t’u përcaktuar.
Lojërat Olimpike Speciale Dimërore 2025, Torino, Itali
Lojërat Olimpike Speciale Dimërore në Torino, janë lojërat e para Dimërore ku Special Olympics Albania parashikon të marrë pjesë me një delegacion prej 13 personash, nga të cilët 6 atletë (3 vajza dhe 3 djem).
Lojërat Olimpike Speciale Verore 2023, Berlin, Gjermani
Special Olympics Albania mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale 2023 me një delegacion të përbërë nga: 10 atletë, 6 trajnërë, 1 staf mjekësor, 1 asistent i delegacionit, 1 shef delegacioni dhe 1 asistent të shefit të delegacionit. Disipinat ku konkurruan atletët ishin: Atletikë, Basketboll, Pëshgritje dhe Not.
1. Stela Salla, Dea Çaushi, Elsa Kaziu, Vanesa Doçi dhe Mirela Mekaj konkurruan në disiplinën Basketboll 3×3, duke u renditur në vendin e pestë.
2. Gersi Troka konkurroi në disiplinën Not, 200m stil i lirë, kategoria A, ku fitoi medaljen e artë. Ai gjithashtu konkurroi në 100 m stil i lirë, ku u skualifikua për arsye teknike.
3. Lulëzim Koci konkurroi në disiplinën Atletikë 100m ku u skualifikua për kalim të kohës më të mirë në kategorinë C, dhe 200m, kategoria B, ku u rendit i gjashti.
4. Alisa Boçi konkurroi në disiplinën Not 25m, stil i lirë, ku arriti të sigurojë vendin e pestë.
5. Kristina Ismailanji konkurroi në Atletikë në garat 100m dhe 200m ku u rendit e para në çerekfinale, por u skualifikua për kalim të kohës më të mirë në kategorinë B dhe C.
6. Adi Sula mori konkurroi në disiplinën e Peshëngritjes, ku në kategorinë Deadlift 100kg siguroi medalje argjendi. Në kategorinë Bench Press 60kg gjithashtu arriti te sigurojë medalje argjendi, ndërsa në kategorinë Squat 60kg u pozicioni i treti duke siguruar medaljen e bronztë. Në tërësi për Kategorinë e Kombinuar për Meshkuj, Squat, Bench Press dhe Deadlift 230kg u rendit i treti duke sjellë në shtëpi medaljen e tij të katërt, atë të bronztë.
Stafi shoqërues i delegacionit përbëhej nga: Roland Hysi (Shef i Delegacionit), Sara Bala (Asistent i Shefit të Delegacionit), Andja Trasja (Asistente e Delegacionit), Rexhina Uzuni (Staf Mjekësor) Klejda Osmani (Krye Trajnere / Trajnere Basketbolli), Rexhina Nurçellari (Asistent Trajnere Basketbolli), Gentian Lama (Trajner Not), Emil Baxhaku, Gëzim Çorja dhe Daniel Limani (Trajnerë Atletikë).
Asistent i Delegacionit
Staf Mjekësor i Delegacionit
Zv. Trajnere e Ekipit të Basketbollit 3×3 të Vajzave
Trajner në Disiplinën e Atletikës
Kristina Ismailanji është atlete e Special Olympic Albania prej 4 vitesh, dhe ka marrë pjesë në garime të ndryshme në disiplinat e futbollit, basketbollit dhe atletikës. Talenti i saj ka spikatur gjatë garave të atletikës në 100 metra Sprint, ku aktualisht po stërvitet me Trajnerin e saj z. Emil Baxhaku, njëkohësisht edhe mësues i edukimit fizik pranë Shkollës Speciale “Zëra Jete” Elbasan. Ajo prej muajsh po stërvitet në pistën e vrapit pranë stadiumit Elbasan Arena.
Kristina do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023, ku do të garojë në dy gara Sprint 100 dhe 200 metra. Duke synuar për rezultate sa me të larta, urojmë që kjo eksperiencë t’i vlejë për mundësi të tjera ku do mundë të tregojë talentin dhe potencialin e saj në të ardhmen.
Për një vështim më të detajuar të procesit përgatitor shkoni në: https://www.youtube.com/watch?v=6P746I3vS00
Trajner në Disiplinën e Peshëngritjes
Adi Sula ka 3 vjet që është bërë pjesë e veprimtarive të Special Olympic Albania, përmes bashkëpunimeve me Shkollën Speciale Luigj Gurakuqi në Tiranë, ku ai mëson. Talentin e tij e ka zbuluar mësuesi i edukimit fizik z. Gëzim Çorja, gjatë lëndës së edukimit fizik, me zbatimin e modulit të peshëngritjes.
Duke punuar me potencialin e tij për këtë sport Adi prej muajsh po stërvitet intensivisht për pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023, ku do të garojë në 3 dispilina të peshëgritjes. Urojmë që kjo eksperiencë t’i shërbejë për mundësi të tjera, ku do mundë të tregojë aftësitë dhe talentin që ai ka, për një mundësi më të mirë në sport e në jetë.
Për një vështim më të detajuar të procesit përgatitor shkoni në: https://www.youtube.com/watch?v=lu81G8S8vdw
Gersi Troka stërvitet në disiplinën e notit që prej moshës 9 vjecare dhe ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të Special Olympics Albania, duke guxuar edhe me disiplina të tjera si basketbolli. Gersi ka arritur një përgatitje fizike të nivelit të lartë dhe ka garuar në shumë kampionate të tjera noti brenda dhe jashtë vendit, ku numëron dhjetra medalje.
Aktualisht po stërvitet me tranjerin e tij, z. Gentian Lama, në qytetin e Tiranës. Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023 janë lojërat e dyta globale pas Lojërave Olimpike Speciale Abu Dhabi 2019, ku Gersi do të marrë pjesë dhe do të garojë në 200 metra Stil i lirë dhe 100 metra Stil flutur. Duke synuar për medalje urojmë që kjo eksperiencë t’i shërbejë për mundësi të tjera, ku do mundë të tregojë aftësitë dhe talentin bashkë më kurajon për të kaluar sfida akoma më të mëdha.
Për një vështim më të detajuar të procesit përgatitor shkoni në: https://www.youtube.com/watch?v=rZm1no-SxBk
Lulëzim Koçi stërvitet në disiplinën e atletikës prej më shumë se 10 vitesh dhe është atleti lider i delegacionit të Special Olympics Albania në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023, me shumë eksperienca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai numëron dhjetëra medalje dhe prej vitesh është një advokues shumë aktiv i sportit për një stil jetese të shëndetshme, duke vendosur disiplinën e tij, atletikën, si mbretëreshë të sporteve.
Luli po stërvitet intensivisht muajt e fundit me trajnerin e tij z.Daniel Liamani për të garuar në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023 për herë të tretë, pas Lojërave të Los Angeles 2015 dhe Abu Dhabi 2019. Ai do të garojë në 100 dhe 200 metra Sprint, duke synuar edhe për medalje. Besojmë që kjo eksperiencë do t’i shërbejë për mundësi të tjera në jetë përtej sportit, ku do mundë të tregojë aftësitë, talentin dhe guximin e tij për të motivuar komunitetin dhe më gjerë shoqërinë.
Për një vështim më të detajuar të procesit përgatitor shkoni në:
https://www.youtube.com/watch?v=npxJCQ8dmUM
#SOWG2023 #SpecialOlympicsWorldGamesBerlin2023 #Berlin2023 #SpecialOlympicsAlbania #TeamSOAlbania #UnbeatableTogether #WeAreReady #SeeYouInBerlin
Lojërat Olimpike Speciale Verore 2019, Abu Dhabi, Dubai
Special Olympics Albania mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale 2019 me një delegacion të përbërë nga: 2 atletë, 2 trajner 1 asistente delegacioni dhe 1 shef delegacioni. Disiplinat ku atletët konkurruan ishin: Atletikë dhe Not.
1. Lulëzim Koci konkurroi në disiplinën Atletikë 100m ku u rendit në vendin e gjashtë, si edhe 200m ku nuk arriti rezultat.
2. Gersi Troka konkurroi në disiplinën Not 100m stil i lirë ku u rendit në vendin e shtatë, dhe 200m stil i lirë ku nuk arriti të sigurojë renditje.
Stafi shoqërues i delegacionit përbëhej nga: Gentian Lama (Trajner Noti), Gëzim Çorja (Trajner Atletikë) , Brunilda Komti (Asistente Delegacioni) dhe Roland Hysi (Shef Delegacioni).
Lojërat Olimpike Speciale Verore 2015, Los Angeles, USA
Special Olympics Albania mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale 2015 me një delegacion të përbërë nga: 6 atletë dhe 3 trajnerë. Disiplinat ku atletët konkurruan ishin: Atletikë, Bowling dhe Ping-Pong.
1. Fation Dika konkurroi në disiplinën Ping-Pong, ku arriti të sigurojë medalje të bronztë.
2. Klejda Fezollari konkurroi në disiplinën Atletikë 50m, ku triumfoi me medalje të artë dhe 100m ku nuk arriti rezultat.
3. Andi Gusmari konkurroi në disiplinën Bowling, kategoria teke, ku u rendit në vendin e katërt.
4. Lulëzim Koçi konkurroi në disiplinën Atletikë 100m, ku nuk arriti rezultat dhe në 200m ku siguroi medalje të argjendë.
5. Florida Tafa konkurroi në disiplinën Bowling, kategoria teke ku u rendit në vendin e pestë.
Stafi shoqërues i delegacionit përbëhej nga: Irma Bella (Trajnere Ping-Pong), Enis Bellova (Trajner Bowling) dhe Kostandin Qyra (Trajner Atletikë).
Lojërat Olimpike Speciale Verore 2011, Athinë, Greqi
Special Olympics Albania mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale 2011 me një delegacion të përbërë nga: 23 atletë, 2 trajnerë, 5 krye trajnerë dhe 2 shefa delegacioni. Disiplinat ka atletët konkurruan ishin: Atletikë, Not, Bowling, Futboll dhe Ping-Pong.
1. Edison Gatali, Shkëlqim Halili , Marenglen Izetaj, Fatjon Lika, Ervin Lula, Ermal Oruçi, Denis Peqini, Emrah Rami, Kastriot Rubani dhe Mariel Velija garuan në disiplinën Futboll 5×5 duke siguruar medaljen e arit.
2. Enea Avdiu garoi në Atletikë, ky në 200m siguroi medaljen e arit dhe në 100m arriti vendin e shtatë.
3. Andi Gusmari garoi në Bowling, kategoria dyshe, por nuk mbërriti rezultat. Në Bowling, kategoria teke, arriti vendin e pestë, ndërsa në kategorinë e grupit nuk siguroi rezultat.
4. Irdiz Hysi konkurroi në disiplinën Not, 25m shpinë dhe 50m stil i lirë, por nuk arriti të sigurojë renditje.
5. Artan Kodheli konkurroi në disiplinën Atletikë, 1500m ku arriti vendin e katërt dhe në 3000m ku siguroi medaljen e argjendit.
6. Klajdi Lika konkurroi në disiplinën e Ping-Pong ku arriti të sigurojë medalje të bronztë.
7. Alketa Male konkurroi në disiplinën Ping-Pong ku u pozicionua në vendin e katërt.
8. Andrea Michallari konkurroi në disiplinën Not, 50m breaststroke, ku nuk u paraqit. Në 50m stil i lirë nuk arriti rezultat.
9. Selvije Murtati konkurroi në disiplinën Atletikë 100m ku u pozicionua në vendi i katërt si edhe në garën 200m, të cilën nuk e përfundoi.
10. Ervis Ramazani konkurroi në disiplinën Bowling kategoria dyshe, ku nuk siguroi rezultat. Në Bowling, kategoria teke, doli në vendin e katërt dhe në kategorinë në grup nuk siguroi rezultat.
11. Valbona Selimi konkurroi në disiplinën Atletikë në 100m, ku u rendit në vendin e tetë dhe 200m arriti vendin e gjashtë.
12. Xhesika Shabani konkurroi në disiplinën Bowling dyshe dhe në grup, por nuk arriti të sigurojë rezultat.
13. Ejona Shkreli konkurroi në disiplinën Bowling, kategoria teke ku siguroi medalje argjendi, dhe në kategorinë e grupit ku nuk siguroi rezultat.
14. Florida Tafa konkurroi në disiplinën Not 50m, breaststroke, ku u rendit vendi i katërt. Në 50m stil i lirë nuk u paraqit.
Stafi shoqërues i delegacionit përbëhej nga: Ahmet Meta, Enis Bellova dhe Bardhyl Shuteriqi (Trajnerë Futboll), Bukurojhe Bellova (Trajnere Bowling), Ermioni Dino (Trajner Noti), Flroinda Hoxha (Trajnere Ping-Pong), Kostandin Qyra (Trajner Atletike) dhe Eva Zaçe e Ismet Bellova (Shefa Delegacioni).
Lojërat Olimpike Speciale Verore 2007, Shanghai, Kinë
Special Olympics Albania mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale 2007 me një delegacion të përbërë nga: 11 atletë, 4 trajnerë, 1 mjek dhe 2 shefa delegacioni. Disiplinat ku atletët konkurruan ishin: Atletikë, Not, Bowling dhe Ping-Pong.
1. Brisilda Alinj garoi në disiplinën e Ping-Pong, por nuk arriti një rezultat final.
2. Andi Gusmari mori pjesë në Ping Pong, duke siguruar medalje të bronztë.
3. Aleksander Çelaj konkuroi në Bowling, duke arritur vendin e pestë.
4. Lavia Gjata konkurroi në disiplinën e Atletikës në garën e 100m, duke mbërritur vendin e pestë.
5. Artan Kodheli konkurroi në disiplinën e Atletikës në garën e 100m, duke siguruar medaljen e bronztë si edhe medaljen e argjendë në 200m.
6. Nikolina Kazazi konkurroi në disiplinën e Atletikës në garën 25m por nuk u paraqit. Në 100m ecje u skualifikua.
7. Endrid Lufi konkurroi në disiplinën e Atletikës në garën e 200m, duke arritur vendin e gjashtë. Në 100m nuk arriti një rezultat final.
8. Eljona Mena kokurroi në Bowling, duke arritur vendin e gjashtë.
9. Ferik Meshau garoi në disiplinën Not, 50m stil i lirë, por nuk arriti një rezultat final.
10. Florida Tafa garoi në disiplinën Not, 50m shpinë, duke siguruar medaljen e artë. Në 25m stil i lirë gjithashtu siguroi medalje të artë. Në 50m stil i lirë garoi, por nuk arriti një rezultat final.
11. Ervin Totraku garoi në disiplinën e Atletikës 200m, duke arritur vendin e katërt. Në garën e 100m nuk u paraqit.
Stafi shoqërues i delegacionit përbëhej nga: Ismet Bellova dhe Bardhyl Shyteriqi (Shef delegacioni), Bukurojhe Bellova (Trajner Bowling), Enis Bellova (Trajner Ping-Pong), Shaban Lundra (Staf mjekësor) dhe Kostandin Qyra (Trajner Not).
Lojërat Olimpike Speciale Verore 2003, Dublin, Irlandë
Special Olympics Albania mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale 2003 me një delegacion të përbërë nga 8 atletë, 2 trajnerë dhe 3 krye trajnerë. Disiplinat ku atletët konkurruan ishin: Atletikë, Not dhe Ping-Pong.
1. Aleksander Çela konkurroi në Atletikë, duke garuar në 400m e duke fituar medalje të bronztë.
2. Blerina Çobani konkurroi në Not, 100m stile i lirë, por nuk arriti një rezultat final në këtë disiplinë.
3. Denada Galloci konkurroi në Atletikë 100m dhe 200m por nuk arriti të ketë një rezultat final.
4. Andi Gusmari konkurroi në disiplinën Ping-Pong, duke arritur të fitojë medalje ari.
5. Elona Mema konkurroi në disiplinën Ping-Pong duke arritur të fitojë medalje ari.
6. Artan Kodheli konkurroi në Atletikë, duke garuar në 400m e duke fituar vendin e pestë, ndërsa në 200m nuk arriti një rezultat final.
7. Gjergii Lani konkurroi në Atletikë, duke marrë pjesë në 200m ku nuk arriti një rezultat final. Në garën e 100m ai mbërriti vendin e katërt.
8. Klariola Mehmeti mori pjesë në Atletikë në 100m dhe 200m, por nuk arriti të një rezultat final.
Stafi shoqërues i delegacionit përbëhej nga: Ismet Bellova (trajner atletikë) dhe Koco Gaba (trajner not) së bashku me Bukurojhe Bellovën (Krye trajnere Ping-Pong), Ilir Gusho (Krye trajner Not) dhe Shaban Lundra (Krye trajner Atletikë).
Lojërat Olimpike Speciale Verore 1999, North Carolina, USA
Special Olympics Albania mori pjesë në për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale në vitin 1999, me një delegacion të përbërë nga 5 atletë dhe 4 trajnerë. Disiplinat ku atletët konkurruan ishin: Atletikë dhe Not.
1. Juljana Daka konkurroi në Not, 50m dhe 100m stil lirë, megjithatë nuk arriti një rezultat final në asnjë prej tyre.
2. Artan Kodheli konkurroi në Atletikë 100m dhe 200m, duke përfunduar në vendin e pestë në 100m dhe u skualifikua në 200m.
3. Ivi Gaba konkurroi në Atletikë, ku në hedhjen e gjyles 4kg nuk u paraqit. Po në këtë disiplinë në garën e 100m arriti të fitojë medalje ari.
4. Elida Lika konkurroi në Atletikën 100m dhe 200m, duke siguruar vendin e pestë në të dyja garat.
5. Blerta Lishi mori pjesë në garat e Atletikës, ku përfundoi garën me medalje argjendi në 200m dhe arriti vendin e katërt në 100m.
Stafi shoqërues i delegacionit përbëhej nga: Ismet Bellova , Piro Jani, Gëzim Llabani (trajnerë atletikë) dhe Koço Gaba (trajner not).