“US4D Unified sports for Development” – “Sportet e unifikuara për Zhvillim” – 2022

Projekt i dedikuar trajnimit të mësuesve të edukimit fizik dhe atyre ndihmës, duke u përqendruar në metodat e punës me persona me aftësi të kufizuara intelektuale brenda orës gjithëpërfshirëse të edukimit fizik. Rezultati kryesor i projektit është moduli US4D si mjet praktik që u vjen në ndihmë mësuesve për t’i dhënë zgjidhje aktive pyetjeve të mëposhtme: 

• Si të menaxhoj një grup stërvitor gjithëpërfshirës/klasë gjithëpërfshirëse? 

• Si të njoh nevojat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale? 

• Si të udhëheq seanca sportive me objektiva të zhvillimit të grupit dhe individëve? 

• Si ta bëj sportin më të pëlqyeshëm e me përfitim sa më afatgjatë për fëmijët? 

• Si të ndihmoj fëmijët të angazhohen në mënyrë aktive dhe të krijojnë një stil të shëndetshëm jetese në afatgjatë?

Adresa

Rr. Qemal Stafa, P. 72, (Pallatet SKY), Hyrja 1, Tirana, Albania

Designed and developed by Tok DGT