



Projekt në kuadër të përgjigjes ndaj pandemisë globale COVID-19, ku shëndeti fizik në përgjithësi e shëndeti fizik i personave me aftësi të kufizuara intelektuale në veçanti morri vëmendje e rëndësi të madhe. Qëllimi i projektit ishte të realizoheshin 2 sezone stërvitore te plota me frekuencë 2 herë në javë, shoqëruar me aktivitete rekreacionale dhe promovuese që angazhojnë organizatat që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, pushtetin qendror dhe lokal, vullnetarët, të rinjtë, prindërit, partnerët dhe aktorë të tjerë. Krahas linjës kryesore të projektit u realizua edhe një studim mbi ndikimin e aktivitetit fizik në shëndetin fizik të personave me aftësi të kufizuara intelektuale.
• 31 atletë të angazhuar në stërvitje fitnesi në 2 sezone (7 muaj) me frekuencë 2 herë në javë
• 21 atlete dhe 40+ partnerë frekuentuan 2 muaj stërvitje të hapur të unifikuar gjatë verës
• 23 trajnerë, asistentë, vullnetarë të angazhuar
• 2 takime online me prindër dhe organizata partnere
• 3 takime fizike me prindër dhe të rinj vullnetarë
• 3 aktivitet të hapura rekreacionale
• 3 sesione matjesh antropometrike studimore
• 1 paketë informacioni mbi sportin e unifikuar e përkthyer