
Projekt në kuadër të përgjigjes ndaj pandemisë globale COVID-19, ku shëndeti fizik në përgjithësi e shëndeti fizik i personave me aftësi të kufizuara intelektuale në veçanti morri vëmendje e rëndësi të madhe. Qëllimi i projektit ishte realizimi i 30 videove edukuese (tutorial) mbi mirëmbajtjen e shëndetit të mirë, nëpërmjet fitnessit edhe në kushte shtëpie. Personat me aftësi të kufizuara intelektuale udhëzuan ndjekësit se si të qëndrojnë të shëndetshëm edhe në shtëpi përmes udhëzimeve të paketave FIT5, Young Athletes (2-7 vjeç), School of Strength dhe Healthy Eating. 30 video udhëzuese në total nga ku:
• 15 video fitness me nivele 1-5
• 6 video School of Strength, ushtrime force të kombinuara
• 6 video Young Athletes për moshat e vogla 2-7 vjeç
• 3 video Healthy Eating me receta të shëndeshme dhe udhëzime hidratimi